Transporti & Kthimet

Transport i qartë para konfirmimit të porosisë

Përpara se ta përfundosh porosinë, checkout-i llogarit transportin sipas shtetit dhe mënyrës së pagesës. Kështu e sheh totalin e plotë para se ta konfirmosh blerjen. Tarifat më poshtë vlejnë për porositë fizike; eBook nuk ka transport.

TRANSPORTI

Kosovë — 3 €

Tarifa standarde e dërgesës për porositë fizike në Kosovë është 3 €. Nëse zgjedh Cash on Delivery, checkout-i shton edhe tarifën përkatëse të pagesës në pranim.

TRANSPORTI RAJONAL

Shqipëri & Maqedoni e Veriut — 6 €

Tarifa standarde për secilin nga këto dy shtete është 6 €. Totali final kontrollohet në server para krijimit të porosisë.

Gjurmimi i porosisë

Kur porosia shënohet si e dërguar dhe ka numër tracking, ai shfaqet te Llogaria ime. Nëse porosia është bërë pa llogari, ruaje numrin e porosisë sepse ai shërben si referencë për çdo kontroll të mëvonshëm.

Cash on Delivery

Për pagesë në pranim aplikohet tarifë shtesë 2 €. Tarifa shfaqet qartë në checkout para konfirmimit të porosisë. Statusi i pagesës COD menaxhohet pasi porosia të dorëzohet.

Kthimet

Nëse merr produkt të gabuar ose të dëmtuar, kontakto ZemZem sa më shpejt dhe përgatit numrin e porosisë bashkë me një përshkrim të problemit. Për kthime të tjera, produkti duhet të jetë në gjendje të përshtatshme për rishitje. Çdo kërkesë shqyrtohet sipas rastit dhe rregullave të zbatueshme.

Anulimi

Porosia mund të kërkohet të anulohet para dërgimit. Pasi të kalojë në statusin “shipped”, kërkesa trajtohet si kthim dhe jo si anulim i thjeshtë.

eBook

Produktet digjitale trajtohen veçmas nga librat fizikë. Ato nuk kanë transport ose Cash on Delivery; qasja aktivizohet pas pagesës online dhe lidhet me llogarinë e blerësit.

Kontakto ZemZem